Shpresat te Play-off-i për të shkuar në Botëror. Italia, kampione Europe, e mbylli e dyta në grupin e saj dhe sërish do të luajë në Play-off, ku ka frikën se shorti mund ta vërë përballë Portugalisë ose Suedisë.
Në Katar është parashikuar që nga Europa të marrin pjesë 13 skuadra, që janë 10 vendet e para të grupeve dhe 3 fitueset e ndeshjeve shtesë, ku marrin pjesë 10 vendet e dyta dhe 2 më të mirat e Ligës së Kombeve, që nuk janë kualifikuar nga grupet.
Italia do të jetë kokë grupi, sepse është e sigurt mes 6 të dytave më të mira, kështu që në gjysmëfinalen nuk mund të ndeshet me një nga kokat e tjera të grupeve. Pra, nuk ka ndeshje menjëherë me Portugalinë, Skocinë dhe Rusinë (skuadra që mund t’i gjejë në finale). Ndeshjet e sotme do të përcaktojnë edhe 2 pjesëmarrëset e fundit në Play-off, që do të jenë një mes Finlandës dhe Ukrainës dhe një mes Holandës, Turqisë dhe Norvegjisë.

Pjesëmarrësit në Play-off
Poruogalia (Grupi A), kokë grupi
Suedia (Grupi B)
Italia (Grupi C), kokë grupi
Finlanda ose Ukraina (Grupi D)
Uellsi ose Çekia (Grupi E)
Skocia (Grupi F), kokë grupi
Holanda/Norvegjia ose Turqia (Grupi G)
Rusia (Grupi H), kokë grupi
Polonia (Grupi I)
Maqedonia e Veriut (Grupi J)
Austria (vjen nga Liga e Kombeve)
Për Play-off-in janë parashikuar 3 grupe me nga 4 skuadra, të përbëra nga 10 të dytat e grupeve, plus 2 më të mirat e Ligës së Kombeve nga ato që nuk janë kualifikuar, ose që nuk janë në ndeshjet shtesë. Çdo skuadër luan në gjysmëfinale dhe finalen eventuale. Tri fitueset e çdo grupi shkojnë direkt në Botëror. Këto 12 skuadra ndahen në 6 koka grupi dhe 6 të tjerat që nuk janë koka grupi.
Shorti hidhet më 26 nëntor në Zurih. Luhen ndeshje teke, me kohë shtesë dhe penallti të mundshme në rast barazimi. Gjysmëfinalet luhen në fushat e kokave të grupit, kurse vendi ku do të luhet finalja do të përcaktohet kur të hidhet shorti.
Kombëtaret e kualifikuara deri tani janë Katari, Zvicra, Brazili, Anglia, Gjermania, Danimarka, Belgjika, Franca, Kroacia, Serbia dhe Spanja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




