Media Galeri

Lucid Air shpallet makina e vitit 2022

Lucid Air, modeli i parë nga kompania e makinave elektrike në Kaliforni, Lucid Motors, është shpallur makina e vitit 2022 nga MotorTrend, revistë amerikane.

Është hera e parë që një prodhues automjetesh fiton çmimin me makinën e tij të parë. Paneli i gjyqtarëve të MotorTrend vlerësoi Lucid Air për gamën dhe efikasitetin e tij të jashtëzakonshëm, ku disa versione mund të shkojnë deri në 520 milje me një karikim të vetëm, stereo-sistemin e makinës si dhe vlerësuan performancën dhe brendësinë e tij luksoze.

Nuk është hera e parë që një prodhues i ri i makinave fiton çmimin. Tesla Model S e fitoi atë në 2012. Por Model S ishte makina e dytë e Teslës, pas Tesla Roadster. Air është makina e parë e Lucid, dhe vetëm së fundmi ka hyrë në prodhim.

Pavarësisht kostos së saj të lartë, gjyqtarët e MotorTrend mendojnë se Lucid Air përfaqësonte një vlerë të madhe të makinave. Ata testuan versionin Grand Touring me një çmim fillestar rreth 140,000 dollarë. Versionet më pak të shtrenjta, me çmime që fillojnë rreth 77,000 dollarë, do të jenë të disponueshme më vonë, por ato nuk do të kenë diapazonin e lëvizjes dhe fuqinë e makinave më të shtrenjta.

CEO i Lucid, Peter Raëlinson, dikur ka punuar tek Tesla dhe ka ndihmuar në inxhinierinë e Model S. Në krijimin e Lucid Air, ka thënë ai, efikasiteti ka qenë fokusi kryesor. Sipas vlerësimeve të EPA-s (Agjencia Amerikane për mbrojtjen e mjedisit), Lucid është në fakt makina elektrike më efikase në energji e shitur në Amerikë.

Çmimi Makina e Vitit nga MotorTrend u jepet makinave dhe jo kamionëve apo SUV-ve, për të cilat ka çmime të veçanta. Për t’u kualifikuar, makinat duhet të jenë plotësisht të reja ose të ridizajnuara në mënyrë thelbësore për vitin e modelit. Finalistët e tjerë përfshinin Mercedes-Benz EQS, gjithashtu plotësisht elektrik, si dhe Mercedes-Benz S-class me benzinë, Hyundai Sonata dhe Honda Civic.

Makinat ndryshojnë jashtëzakonisht në çmim, madhësi dhe performancë, por të gjitha u gjykuan bazuar në efikasitetin, vlerën, avancimin në dizajn, përsosmërinë inxhinierike, sigurinë dhe performancën e funksionit të synuar, sipas MotorTrend. Makinat u testuan në rrugë publike, si dhe në qendrat e provës së Hyundai në Kaliforni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë