Sociale

COVID19/ MSH: 7 humbje jete dhe 194 raste të reja, 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 qytetarë nga Covid-19,tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.

Në të njëjtën kohë janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 194 qytetarë, në këto bashki:

107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh. 

"Janë 8,433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë," thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë           4449
Fier                853
Gjirokastër      494
Durrës             472
Shkodër         438
Vlorë                404
Berat               404
Elbasan            353
Korçë              237
Lezhë              180
Dibër                77
Kukës              72


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë