Motosport

Hemilton për notën 10, parakalimi i tij do të hyjë në historinë e F.1

Ljuis Hemilton meriton notën 10 për garën e zhvilluar në Brazil, ku ai fitoi dhe shkurtoi diferencën e pikëve me rivalin Maks Vershtapen. Agresivitet, krenari dhe klas: parakalimi i Hemiltonit ndaj Vershtapen do të hyjë në historinë e Formula 1.

Në Brazil anglezi kishte vetëm një rezultat në dispozicion: të fitonte dhe të mbante hapur garën, duke e imponuar holandezin që “match point”-in e parë të titullit të ketë në Katar. Dhe fitorja e tij në një garë të nisur nga rreshti i pestë dhe me një parakalim spektakolar, ishte thjesht një kryevepër.

Momenti kur Hemilton parakaloi Vershtapenin. Gazeta Si, 15 nëntor 2021

Nota 9 për Maks Vershtapen, i cili e ka shitur shtrenjtë lëkurën. Holandezi u mbrojt mirë dhe madje rrezikoi edhe skualifikimin në një moment për të mbajtur prapa Hemiltonin. Bëri gjithçka mirë, që nga nisja, pit stop-et dhe mbrojtja. Vershtapen do të shkojë në Katar me dëshirën e madhe për të siguruar titullin. Aktualisht, është 14 pikë përpara.

Një garë për notën 8 ka bërë Sharl Leklerk, kurse Valteri Botas dhe Karlos Sainz janë vlerësuar me notën 7 nga specialistët e garave të Formulës 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë