Sociale

COVID-19/ 4 humbje jete dhe 475 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 4 pacientë nga Tirana të moshave 57-83 vjeç me Covid-19 kanë ndërruar jetë.
Gjithashtu, janë kryer 2,209 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Berat, Fier, 29 në Gjirokastër, 28 në Belsh, 15 në Lushnje, 12 në Përmet, 11 në Krujë, Vlorë, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Kamëz, Mallakastër, Sarandë, 7 në Lezhë, Kurbin, 5 në Shkodër, Shijak, 4 në Vorë, Patos, Libohovë, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Këlcyrë, 2 në Kukës, Mat, Selenicë, Himarë, Tepelenë, 1 Vau i Dejës, Pukë, Has, Dibër, Roskovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Dimal, Belish.

"Janë 8,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 436 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,649 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë           4379
Fier                895
Gjirokastër      486
Durrës             471
Shkodër         452
Vlorë                418
Berat               394
Elbasan            356
Korçë              255
Lezhë              180
Dibër                76
Kukës              74


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë