Motosport

Ditë speciale për kampionin Valentino Rosi, zhvillon garën e fundit në Moto Gp

Valentino Rosi, kampioni i madh italian i Moto Gp, zhvilloi sot në Valencia garën e fundit të karrierës, të cilën e mbylli në vend të 10-të. Ishte një ditë speciale për pilotin legjendar, të njohur nga të gjithë si “Doktori”.

Ovacione të mëdha për Rosin në momentin që kaloi finishin, ndërkohë që të gjithë pilotët e tjerë e kanë nderuar në pistë, ndërsa një mori personazhesh të sportit dhe jo vetëm i kanë dërguar përshëndetjet e rastit. Italiani ka festuar gjatë me skuadrën e tij në bokse.

Valentino Rosi pas gares. Gazeta Si, 14 nentor 2021

Karriera e Valentinor Rosit është vërtet brilante, shumë e shumë pilotë janë frymëzuar nga ajo çka ai bënte në pistë. Italiani është një nga pilotët më popullorë të Moto Gp. Ai ka zhvilluar 370 gara në karrierë, ka fituar 89 prej tyre, kurse në pod ka qenë plot 199 herë. Sot ishte momenti për t’i thënë lamtumirë motoçiklizmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë