Futboll

Mançester Junajtid fut ‘mik’ Kristiano Ronaldon për të bindur Zidane

Drejtuesit e “Djajve të kuq” duan me çdo kusht ish-trajnerin e Real Madridit dhe për ta transferuar atë në Premier Ligë po shfrytëzojnë raportin e mirë që frencezi ka CR7.

Mes shumë trajnerëve që ka pasur në karrierë, nuk ka dyshim se Zinedin Zidane është një nga ata, me të cilin është ndjerë më mirë. Për këtë arsye, drejtuesit e Mançester Junajtid po përdorin Kristiano Ronaldon për të marrë ish-trajnerin e tij te Real Madrid, pasi Solskjaer i ka orët të numëruara. Megjithatë, francezi ka dyshimet e veta.

Zinedin Zidane. Gazeta Si, 14 nentor 2021

Sipas “Sunday Times”, Zidane nuk duket shumë i bindur nga projekti i Junajtid dhe nuk është mister që ai kërkon të kthehet në stol vetëm nëse e thërret kombëtarja franceze, apo Juventusi. Ideja e drejtuesve të Mançesterit është që shfrytëzojnë raportin e mirë që Zidane ka me dy ish-lojtarët e Realit, Ronaldo dhe Varane, me të cilët ka fituar 3 Champions radhazi.

Një strategji, që për momentin nuk ka shumë shanse të finalizohet, ashtu si dhe hipoteza Ten Hag. Në momentin që Solskjaer do të detyrohet të lërë drejtimin e Mançester Junajtid, emri më i mundshëm për zëvendësuesin e tij është ai i Brendan Roxhers.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë