Valteri Botas ka fituar garën Sprint në San Paolo dhe do të niset i pari në Çmimin e Madh të Brazilit. Ai “dogji” Maks Vershtapenin në nisje dhe më pas kontrolloi të 24 xhirot. Edhe Ferrari në pod me Karlos Sainz, përpara Serxhio Perez dhe Ljuis Hemilton. Anglezi u nis i fundit dhe bëri një rikuperim të jashtëzakonshëm.
Me një nisje për manual, që nuk i doli fundjavën e kaluar në Meksikë, Valteri Botas arriti të fitojë kualifikueset sprint në San Paolo. Ai i dhuroi një pikë më shumë Mercedesit në garën e konstruktorëve, ndërkohë që do të niset i pari në garën zyrtare. Në rreshtin e parë do të jetë edhe Vershtapen, që e ndoqi finlandezin deri në fund, por pa shanse për ta parakaluar. Edhe 2 pikë për holandezin, që e çon në 21 pikë diferencën me Ljuis Hemiltonin.
How they crossed the line in an action-packed #F1Sprint in Brazil!#BrazilGP 🇧🇷 #F1Sprint pic.twitter.com/I2OBlBbSWa
— Formula 1 (@F1) November 13, 2021
Kampioni i botës u nis nga rreshti i fundit, për shkak të penalitetit që mori për parregullsitë në provat e lira të së premtes. Anglezi fitoi 4 vende në xhiron e parë, më pas vuajti disi me Fernando Alonson dhe Daniel Riçardon, por në fund ia doli t’i linte pas dhe nesër do të niset në rreshtin e pestë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




