Sociale

Tre të vdekur dhe 587 raste të reja me Covid. Në spital 26 pacientë në gjendje të rëndë

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 587 raste të reja me COVID në vend, nga 3143 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 3 persona, konkretisht një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.

Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja me COVID janë identifikuar në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Statistika (13 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 587
Të shëruar në 24 orë 526
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,143

Testime totale 1,347,471
Raste pozitive 192,600
Raste të shëruara 181,213
Raste Aktive 8,401
Humbje jete 2,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,460
Fier 865
Shkodër 453
Vlorë 443
Gjirokastër 443
Durrës 419
Berat 367
Elbasan 346
Korçë 253
Lezhë 195
Dibër 81
Kukës 76


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë