Media Galeri

Pasarele në katedralen belge

Të veshur me rroba priftërore, modelët vullnetarë ecën në pistë të shoqëruar nga muzika në Katedralen e qytetit belg të Tournai.

Shfaqja e pazakontë e organizuar nga katedralja, është pjesë e një përpjekjeje për të promovuar koleksionin e saj të tekstileve fetare, për të cilat thotë se janë më të pasurat e Belgjikës. Koleksioni përmban rreth 30 veshje, duke përfshirë pelerina të qëndisura me fije ari dhe argjendi.

“Kjo ishte hera e parë në 50 vjet që veshjet u shfaqën për publikun”, tha Michel-Amand Jacques, historiani i katedrales.

Rudy Opsomer, presidenti i Katedrales të Tournai, tha se veshjet zakonisht mbaheshin në dhomat e kishës, larg syrit të publikut.

“Ishte turp që veshjet nuk ishin më të dukshme për publikun e gjerë”, tha Opsomer. “Është një mundësi për të parë gjëra përtej anës fetare të këtyre veshjeve”.

Gjatë shfaqjes, modelët prezantuan veshjet, të cilat tregonin evolucionin e veshjeve priftërore nga shekulli i 17-të në shekullin e 21-të, para një audiencë prej rreth 100 personash.

Opsomer tha se duke qenë se rrobat konsiderohen të shenjta, nuk mund të vishen nga njerëz të tjerë përveç zyrtarëve fetarë. Tradita e kishës detyron personelin e katedrales të djegë rrobat pasi ato janë konsumuar.

Pra, ai tha se ishin me fat që patën lejen e peshkopit të Tournai-t, Guy Harpigny, për të mbajtur shfaqjen.

Mënyra se si vishen priftërinjtë ka evoluar me kalimin e kohës, tha Jacques, me veshjet më të detajuara dhe ekstravagante të veshura në periudhën e barokut duke u zëvendësuar nga ato më të thjeshta që ndjekin udhëzimet e vendosura nga Këshilli i Dytë i Vatikanit në 1965.

“Fakti që ne po i tregojmë shoqërisë trashëgiminë kombëtare të kishës është një gjë e mrekullueshme,” tha Opsomer.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë