“Nëse Izraeli njeh pavarësinë e Kosovës do ta hapim ambasadën tonë në Jeruzalem”. Ka mjaftuar ky zotim gjatë një interviste televizve që deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi të priten më bujë në Tel Aviv. Shumica e mediave izraelitete kanë cituar Presidentin Thaçin duke theksuar se Kosova nuk do të veprojë kurrë kundër interesave të SHBA-së.
Edhe pse kanë kaluar dhjetë vite nga shpallja e pavarësisë, Izraeli nuk e ka njohur Kosovën si një shtet sovran. Tel Aviv ka lidhje kulturore dhe tregtare me Prishtinën, por nuk njeh pavarësinë për shkak të problemeve të brendshme me shtetin palestinez. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë pas deklaratës së Thaçit dhe nisur nga fakti se Shtetet e Bashkuara dhe 23 nga 28 vendet anëtare të BE kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Nëse Kosova do të njihej nga Izraeli, do të hapja ambasadën e Kosovës në Jeruzalem,” tha Thaçi në Vizion Plus. Presidenti i Kosovës shtoi se do të mbështes vendimin e Presidentit Trump për të transferuar ambasadën amerikane në Jerusalem.
“Lidhjet e Republikës së Kosovës me SHBA-në janë të shkëlqyera, u takova me Presidentin Trump dhe qasja e tij ndaj nesh është e njëjtë me atë të presidentit të mëparshëm. SHBA mbështet 100%” Kosovën”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.