Futboll

Video/ Brazili mbyll llogaritë, siguron biletën e Katar 2022 6 ndeshje para fundit

Brazili është kualifikiuar për në Botërorin e Katarit 6 ndeshje para mbylljes së eliminatoreve. Me një sforco minimale brazlilianët kanë marrë rezultatin maksimal, duke çertifikuar pjesëmarrjen në Katar 2022.

Skuadra e Tites mundi 1-0 Kolumbinë dhe ky ishte suksesi i 11-të radhazi (rekord për një kombëtare amerikano-jugore). Ndeshja u vendos nga Paketa në minutën e 72-të. Pati pak tension kjo ndeshje, ndonjë përplasje dhe pak emocione për gati një orë lojë. Në fund ka bërë diferencën superioriteti teknik i Seleçaos.

Kolumbia bëri pak për të shënuar, me vetëm një gjuajtje në portë gjithë ndeshjen nuk mund të merrte pikë dhe kapitulloi në fund ndaj presionit brazilian. Brazili krijoi të paktën 6 raste të pastra për gol, por u ndal nga reflekset e Ospinës deri në minutën e 72-të, kur kombinimi Nejmar-Paqeta u finalizua me sukses. Futja në fushë e Vinicius në pjesën e dytë bëri që peshorja të anonte nga të zotët e shtëpisë, që në fund kanë festuar kualifikimin. Brazili ka 34 pikë pas 12 ndeshjesh, që i garantojnë minimalisht vendin e 4-t, kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje.

Ka fituar edhe Kili, 0-1 ndaj Paraguajit, duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Një autogol i Silvës në pjesën e dytë ka ndihmuar Kilin për t’u ngjitur në vend të 4-t dhe për të rivalizuar fuqishëm me Kolumbinë dhe Uruguajin. Kanë fituar në ndeshjet e fundit edhe Peruja dhe Ekuadori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë