“Një thirrje e përzemërt për të gjithë banorët e Agrigento-s: mos hipni në makinë dhe mos dilni nga shtëpia, gjendja është e rrezikshme, shumë e rrezikshme për shkak të valës së motit të keq që po prek zonën veriore të provinca e Agrigento-s”.
Apeli për qytetarët vjen nga prefektja e Agrigentos, Maria Rita Cocciufa. Në Sciacca, Menfi e Ribera, ka situata emergjente dhe parashikohet evakuimi i qytetarëve që kanë pësuar dëmtime apo që janë në rrezik.
Përrejntë kanë vërshuar në qytezë, duke përmbytur rrugë dhe banesa, ndërkohë që dhjetëra makina kanë përfunduar nën ujë. Gjithashtu në Sciacca, dy shoferë, për të qenë të sigurt, hipën në çatinë e makinës.
Rruga në të cilën po udhëtonin, është shndërruar në një lumë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë edhe me një gomone në Menfi, në zonën Lido dei Fiori, për të shpëtuar disa banorë, mes të cilëve dy të moshuar të bllokuar në shtëpinë e tyre të pushtuar nga uji.
Gjithsej 22 familje u shpëtuan. Plehrat dhe balta kanë pushtuar dhe i kanë bërë rrugët të pakalueshme. Pompat e shkarkimit të ujit punuan gjatë gjithë natës në përpjekje për të zhbllokuar rrugët dhe shtëpitë nga uji në Sambuca di Sicilia, Favara dhe Campobello di Mazara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













