Fondi amerikan “777 Partners”, që prej pak javësh ka blerë ekipin e Xhenoas në Itali, është gati të investojë edhe në fushën e atomobilizmit dhe konkretisht në Formula 1.
Sipas “Daily Mail”, kompania e themeluar nga Xhosh Uander, është duke punuar për të pasur një Çmim të Madh edhe në rrugët e Londrës brenda vitit 2024. Detajet nuk janë bërë ende të ditura, por thuhet se cirkuiti do të kalojë në zonën e Rojall Doks, në distriktin e Njuham.

Projekti në fjalë ka mbështetjen e plotë të kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, i cili dëshiron që gara e parë në kryeqytetin anglez të zhvillohet para se atij t’i përfundojë mandati i dytë, pra para 2024-ës. “Shpresojmë t’ia dalim, do të jetë një atmosferë elektrizuese”, – ka thënë Uander, themeluesi i “777 Partners”.
Gara e Londrës do t’i shtohej kështu në kalendar Çmimit të Madh historik të Britanisë së Madhe në Silverston.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




