Media Galeri

Studentët e Kembrixh pozojnë nudo për bamirësi

Kalendari i vitit me fotografitë e studentëve është një traditë e përvitshme në Universitetin e Kembrixh.

Këtë vit, 78 studentë nga 12 ekipe janë zhveshur dhe pozuan në vendet e famshme botërore të qytetit krejtësisht nudo.

Studentët nga skuadrat e netbollit, gjimnastikës dhe futbollit amerikan ishin në mesin e studentëve që përdorën mjete nga sportet e tyre për të mbuluar pjesët intime, ndonjëherë duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.

Studentët thanë se të ardhurat nga shitja e kalendarit do të shkojnë për bamirësi në organizatat që janë të përfshira në problemet me shëndetin mendor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë