Maks Vershtapen ka dominuar në Çmimin e Madh të Meksikës dhe kështu prek titullin kampion. Holandezi ia doli falë derës së lënë hapur në mënyrë të pabesueshme nga Valteri Botas që në fillim të garës. Hamilton nuk mund të bënte gjë tjetër, veçse ta ndiqte në distancë rivalin direkt dhe të mbronte vendin e dytë nga sulmi i Serxhio Perez.
Super Max cruises to victory in Mexico 👊#MexicoGP 🇲🇽 #F1 @redbullracing pic.twitter.com/mEvEmUbfgO
— Formula 1 (@F1) November 7, 2021
Kontinenti amerikan duket se i sjell fat Maks Vershtapenit, që pas fitores së bujshme në Austin, koleksionon një tjetër sukses në Meksikë. Red Bull-i ishte superior ndaj Mercedesit, por holandezi mori edhe një dhuratë nga rivalët.
Nga “pole position”-i, Valteri Botas vazhdoi drejt, i bindur se do t’i krijonte hapësirën Hemiltonit, por u spostua në të djathtë, duke i hapur rrugën Vershtapenit, që në pjesën e pastër të pistës u shkëput nga dy makinat Mercedes. Hemilton në një farë mënyre u detyrua të frentonte në anën tjetër. Pak metra më tej, Riçardo, i nisur më mirë se dy Ferrarit, prek Botasin, që më kompromenton garën.
🏁 RACE CLASSIFICATION 🏁
— Formula 1 (@F1) November 7, 2021
It's another solid performance for Verstappen 💪#MexicoGP 🇲🇽 #F1 pic.twitter.com/hHdXt9pILm
Pjesa tjetër e garës është një ndjekje e pashpresë e Hemiltonit ndaj Vershtapenit: distanca rritet në mënyrë progresive dhe në fund anglezi duhet të mbrojë vendin e dytë ndaj Perezit. Me këtë fitore Vershtapen e çon në 19 pikë avantazhin ndaj Hemiltonit (312.5 pikë ndaj 293.5), kurse Mercedesi ka vetëm 1 pikë avantazh ndaj Red Bull-it në renditjen e konstruktorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




