Ka ndodhur

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës/ Arrestohet edhe vëllai i autorit si i përfshirë në krim

Ka shkuar në dy numri i të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Policia e Tiranës thotë se ka vënë në pranga vëllain e autorit të dyshuar të krimit, Pajtim Rrushi 42-vjeç.

I ndaluari, dyshohet nga grupi hetimor si bashkëpunëtor i vëllait të tij në vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar nga Paskuqani.

Po sipas policisë, Rrushi dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, që u zbulua në 31 tetor gjatë kontrolleve për biznesmenin dhe nga ku u arrestuan A.D dhe G.K.

Pajtim Rrushi akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës“, i dyshuar si bashkëpunëtor në “varrosjen” e trupit të biznesmenit në zonën e Dajtit.

Ndërkohë që Fredi Rrushit i është komunikuar në burg akuza për vrasje, kultivim droge dhe fshehje të kufomës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë