Ndeshja përmbyllëse e javës së 12-të të Serisë A është derbi Milan-Inter, që ngjall një interesim të jashtëzakonshëm për gjithë botën e futbollit. Është një nga derbit më të ndjekur në rruzullin tokësor dhe pavarësisht nivelit të dy skuadrave, gjithmonë i josh tifozët për të mos e humbur.
Milani vjen në këtë sfidë me avantazhin e pozicionit në renditje, që i jep qetësinnë e duhur dhe nuk e vë nën presion. Interi është 7 pikë prapa kuqezinjve (24 ndaj 31) dhe vetëm fitorja i bën punë, ndaj dhe trajneri Inzagi pritet të luajë gjithçka për gjithçka. Do të jetë një duel i fortë mes dy skuadrave në tërësi dhe reparteve në veçanti.

Teo Hernandez është mungesa e madhe e Milanit në këtë ndeshje të rëndësishme. Mbrojtësi i majtë është i skualifikuar për shkak kartonësh dhe vendin e tij pritet ta marrë Balo-Toure. Portieri Maingnan dhe mesfushori Kastilejo janë mungesa të tjera të skuadrës së Piolit në këtë sfidë, ku Interi në anën tjetër vjen me skuadër të plotë.
Trajneri Pioli ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë dyshen Kesi-Tonali në mesfushë, duke lënë në stol Benaser, kurse Kruniç është favorit ndaj Brahim Diazit. Saelemaekers dhe Leao do të mbështesin Zllatan Ibrahimoviçi në majë të sulmit të Milanit. Tatarushanu në portë dhe Kalbria, Kjaer, Tomori dhe Toure në mbrojtje. Janë 5 ndryshimet e Milanit në formacion, në raport me dneshjen e fundit.
Interi do të luajë me formacionin më të mirë, me skemën tipike të Inzagit, 3-5-2. Përpara Handanoviç në mbrojtje do të jenë Skriniar, De Vrij dhe Bastoni, në mesfushë Darmian dhe Perisiç nga krahët dhe Barela, Brozoviç dhe Çalhanoglu në qendër. Në sulm dyshja e përbërë nga Xheko de Lautaro Martinez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




