Për të disatën herë Partizani do të tentojë të dalë nga kriza që e ka pushtuar në këtë fillim të kampionatit. Me vetëm 5 pikë në tabelën e klasifikimit pas 7 javëve të para, të kuqtë janë të “dënuar” të fitojnë me çdo kusht ndaj Kastriotit, e vetmja skuadër pas tyre për shkak golaverazhi, pasi me pikë janë njësoj.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Kamzës dhe për Partizanin ka marrë rëndësinë e një 90-minutëshi vendimtar, pavarësisht se nuk ëhstë mbyllur ende faza e parë e kampionatit. Të mendosh që Tirana kyesuese është plot 15 pikë para tij, duket diçka e pamundur në kaq pak javë. Ndoshta një fitore e mundshme sot ndaj Kastriotit do ta çlironte psikologjikisht skuadrën e Ilir Dajës dhe do të forconte pozitat e trajnerit kryeqytetas.

Në Laç luhet edhe ndeshja tjetër e kësaj jave mes ekipit vendës dhe Teutës. Kurbinasit, me Mirel Josën në krye, synojnë fitoren e tretë radhazi, ndërsa durrsakët do të kërkojnë të marrin vendin e dytë, pasi me një fitore të mundshme në këtë transfertë, e parakalojnë Kukësin. Pritet një ndeshje shumë e fortë në Laç. Java e tetë e kampionatit mbyllet me ndeshjen e nesërme, Egnatia-Vllaznia.
Abissnet Superiore, java e 8-të
Sot, ora 13:45
Kastrioti-Partizani
Teuta-Laçi
Të shtunën
Skënderbeu-Kukësi 2-1
Tirana-Dinamo 4-0
Të hënën
Egnatia-Vllaznia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




