Vetëm 3 ditë pas humbjes në Kupë, Tirana ka marrë “hak” ndaj Dinamos në kampionat, duke e fituar derbin me rezultatin e thellë, 4-0, që flet qartë për atë çfarë ndodhi në fushë. Ishte një dominim total i skuadrës së Shehit, që tashmë ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe largohet 6 pikë nga Kukësi.
Ndeshja u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, kur Seferi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes së Dinamos dhe mposhti Bakajn. Goli u konfirmua edhe nga VAR-i dhe Tirana shkoi në avantazh në pshimin e ndeshjes.
Sapo nisi pjesa e dytë, Xhixha dyfishoi shifrat, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare. Po ky lojtar do të shënonte edhe golin e tretë për Tiranën, një gol që fillimisht u u anulua për pozicion jashtë loje dhe më pas u vlerësua i rregullt nga VAR-i. Hoti, i futur në fushë si zëvendësues, realizoi edhe golin e katërt për Tiranën, ndërsa Dinamo nuk ia doli të shënonte as golin e nderit në këtë ndeshje, pas së cilës mbetet në kuotën e 9 pikëve.
Kukësi i vendit të dytë është mundur në Korçë nga Skënderbeu, me rezultatin 2-1. Dumfur dhe Mensah shënuan për ekipin vendës, ndërsa në shtesë Hila shkurtoi me penallti. Një humbje e papritur kjo për Kukësin, duke qenë se luante ndaj ekipit të vendit të fundit.
Abissnet Superiore, java e 8-të
Sot
Skënderbeu-Kukësi 2-1
Tirana-Dinamo 4-0
Të dielën
Kastrioti-Partizani
Teuta-Laçi
Të hënën
Egnatia-Vllaznia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




