Futboll

Mourinjo thumbon arbitrat dhe Juvetusin: Gjejeni cila penallti është përsëritur!

Në konferencë shtypi trajneri i Romës, Zhoze Mourinjo, tha se nuk donte të fliste për asgjë tjetër veç Bodos. Pas pak orësh ai duket se u mendua mirë dhe u rikthye tek episodet në disfavor të skuadrës së tij nga vendimet e arbitrave. Ai është përqendruar te ndeshja e Torinos me Juventusin dhe në profilin e tij në Instagram ka bërë një postim provokues.

Mourinjo ka publikuar imazhet e penalltisë së gjuajtur dhe humbur nga Veretu në “Stadium”, ku duket qartë se në zonë, në momentin e gjuajtjes së francezit, Kielini është i pari që hyn para të tjerëve.

Më pas Mourinjo ka publikuar fotografinë e penalties së gjuajtur dhe humbur nga Dibala në Ligën e Kampionëve ndaj Zenitit, që u përsërit nga arbitri. “Njëra është përsëritur, tjetra jo. Gjejeni cila!”, – shkruan portugezi në këtë postim. Kanë kaluar në fakt tri javë nga ndeshja me Juventusin, por Mourinjo nuk harron lehtë dhe me thumbimet e tij ndez shpesh polemika të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë