Media Galeri

Koreja e Veriut kërkon të nxisë reformat në arsim me mësues-robotë

Një robot i ngjashëm me një lodër që sillet rreth klasave në shkollat e Koresë së Veriut është mënyra që ka zgjedhur Kim Jong Un për të nxitur reformat në arsim dhe futjen e teknologjisë.

Robotët-mësues synojnë të ndihmojnë fëmijët të mësojnë matematikën bazë, muzikën dhe anglishten.

“Unë ndihmoj në mësimin e teknologjisë që rrit inteligjencën e fëmijëve”, tha roboti 80 centimetra i gjatë me një zë femre, duke luajtur krahët.

Park Kum Hee, pedagoge në një universitet në Pyongyang, Kore thotë se zhvillimi i robotëve të tillë kishte shumë vështirësi pasi nuk mbanin dot një qëndrim prej “mësuesi” kur bënin pyetje.

Fotografitë që ka shpërndarë Reuters tregojnë nxënës të shkollave fillore duke përsëritur pas robotit mësimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë