Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 1930 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 197 qytetarë, ku numrin më të lartë të infektimeve vijon ta mbajë Tirana me 93 raste pastaj vijon Fieri me Gjirokastrën.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv të moshave 61 deri në 86 vjeç.
Ndërkohë, janë shëruar 229 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.