Sociale

COVID-19/  8 humbje jete dhe  413 qytetarë të infektuar  në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë ndërruar jetë 8 pacientë me Covid-19,shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç.
Ndërkohë janë kryer 2,115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 413 qytetarë, në këto bashki: 192 në Tiranë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, Elbasan, 15 në Fier, Gjirokastër, Berat, 12 në Sarandë, 9 në Lushnje, 8 në Shkodër, Durrës, 7 në Patos, 6 në Dimal, 5 në Mallakastër, Himarë, Korçë, 4 në Krujë, Vorë, Rroskovec, Përmet, Skrapar, 3 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Has, Shijak, Dibër, Mat, Divjak, Kolonjë, Kuçovë.
"Janë  7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë," thuhet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,896
Fier                 882
Durrës            614
Shkodër         513
Elbasan          359
Vlorë               351
Gjirokastër     285
Berat               256
Korçë              195
Lezhë              193
Kukës              127
Dibër                 85


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë