Jutah, skuadra e fundit që kishte mbetur e pathyeshme në NBA, ka rënë në Çikago, ku nuk mundi t’i bënte ballë dyshes LaVine-DeRozan. Uashington mundi Bostonin pas dy kohëve shtesë, Filadelfia ishte fantastike ndaj Atlantës, kurse Majemi çmontoi Memfis në transfertë. Humbje në shtëpi për Milluokin ndaj Antonios.
Tashmë në NBA nuk ka më skuadra të pathyeshme. Çikago Bulls kanë reaguar pas humbjes ndaj Kniks dhe i ka shkaktuar Jutah Xhaz humbjen e parë, 107-99. Çikago kontrolloi ndeshjen dhe u shkëput deri në 17 pikë në periodën e 4-t, duke i rezistuar tentativës për përmbysje të kundërshtarit.
Nikola Vuçeviç e mbylli ndeshjen me 16 pikë dhe 12 ribaunde, ndërsa për të zotët e shtëpisë menduan Xak LaVine me 26 pikë dhe mbi të gjithë DeMar DeRozan me 32 pikë. Miqtë vuajtën mungesën e Majk Konleit dhe mbrëmjen e keqe të Donovan Miçell.
Rezultatet e fundit
Çikago Bull-Jutah Xhaz 107-99
Uashington-Boston 115-112
Filadelfia-Atlanta 122-94
Memfis-Majemi Hits 103-129
Milluoki-San Antonio 93-102
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




