Sociale

Rriten rastet e reja me Covid në vend, 7 të vdekur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë rritur rastet e reja me Covid 19, ku raportohet për 547 qytetarë të infektuar, ndërkohë që një ditë më parë ishin 467 persona.

Po ashtu, janë shtatë pacientë që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, e njëjta shifër si një ditë më parë, nga 3.015 testime të kryera gjithsej.

Të vdekurrit janë dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç, një qytetar nga Tirana 75 vjeç.

Janë 7,692 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          547

Të shëruar në 24 orë       409

Të shtruar në spitale       154

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 3015

Testime totale              1,304,222

Raste pozitive                184,887

Raste të shëruara           174,279

Raste Aktive                     7,692

Humbje jete                      2,916

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,915

Fier                 887

Durrës           642

Shkodër         504

Elbasan          343

Vlorë               322

Gjirokastër     264

Berat              230

Lezhë            190

Korçë              190

Kukës             125

Dibër               83


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë