Po: ai humbi 20 kilogramë në krahasim me kulmin e 140 kg që peshonte në 2019. Jo: asnjë sëmundje nuk po e mundon, ai është mirë dhe mesa duket sapo ka mbajtur një dietë të mirë.
Kjo është diagnoza në distancë e zhvilluar nga shërbimet inteligjente të Koresë së Jugut për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që supozohet të jetë 37 vjeç. Agjentët jugorë përjashtojnë gjithashtu që në Phenian po qarkullon një dublant për diktatorin.
U përfol se Marshalli po zëvendësohej në publik me një tjetër person, për shkak të problemeve shëndetësore (në pranverën e vitit 2020 ishte zhdukur për nja dy muaj).
Megjithatë, ai që është rikthyer në skenë dhe gjithashtu ka disa muaj që ka një figurë më elegante, të theksuar nga xhaketat e gjera dhe pantallonat e gjera.
Megjithatë, është fakt që daljet e tij publike janë rralluar: 71 këtë vit deri më tani, 45% më pak se vitin e kaluar, numëruan analistët në Seul.
Shërbimet sekrete jugore, përdorën sisteme krahasimi të shprehjeve të fytyrës, modele të gjurmimit të peshës, video me rezolucion të lartë, algoritme dhe inteligjencë artificiale për kërkimin e tyre.
Një punë me saktësi dhe besueshmëri ekstreme, i thanë oficerët e inteligjencës një komisioni parlamentar në Seul (anëtarët e të cilit nxituan ta raportonin atë në shtyp, si zakonisht).
Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut, duke shqyrtuar imazhet e Kim-it të shpërndara nga propaganda e Koresë së Veriut, kanë vënë re se nga sfondi i takimeve të drejtuara nga Marshalli, janë zhdukur portretet e mëdha të babait dhe gjyshit të tij, gjë që do të nënkuptonte një largim nga “Hija” e paraardhësve të dinastisë së Koresë së Veriut.
Në Phenian, shprehja “kimjongunizëm” përdoret zakonisht. Disa detaje statistikore edhe për Kim Yo-jong, motrën e liderit suprem. E reja këtë vit “ka kryer aktivitete publike” në 34 raste, dy herë më shumë se në vitin 2020. Asaj i është besuar mbikëqyrja e marrëdhënieve me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me sa duket, Kim Yo-jong, bën edhe udhëtime të shumta inspektimi në provincat e Koresë së Veriut, për të konstatuar kushtet e jetesës (dhe besnikërinë ndaj regjimit) të popullsisë dhe më pas raporton te vëllai i saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









