Futboll

‘Shi’ penalltish në Serinë A, 48 deri tani. Shumë prapa 4 kampionatet e tjera elitare

Në Serinë bie “shi” penalltish. Gjatë 10 javëve të para të kampionatit italian janë akorduar plot 48 penallti. Nga këto, 9 janë humbur, kurse 39 janë kthyer në gol, duke ndikuar në rezultat. Mesatarja është 0.48 penallti për ndeshje.

Statistikisht, nëse marrim në konsideratë dy ndeshje, në njërën prej tyre arbitri vërshëllen për penallti. Lorenco Insinje i Napolit ka gjuajtur deri tani 7 penallti dhe ka realizuar 5 gola, 2 prej tyre në ndeshjen e fundit ndaj Bolonjës. Në përqindje ka bërë më mirë vetëm Krishito i Xhenoas, i cili ka shënuar në të katërta penalltitë që ka gjuajtur.

Imobile bëhet gati të gjuajë një penallti. Gazeta Si, 29 tetor 2021

Mes 5 kampionateve më kompetitivë në Europë, Seria A mban rekordin e penalltive. Në Premier Ligë janë dhënë 21 penallti në 9 javë dhe 4 prej tyre janë humbur. Në kampionatin spanjoll arbitrat kanë vërshëllyer për 39 penallti në 11 javë dhe 13 prej tyre janë humbur. Në 9 javë të Bundesligës janë akorduar 23 penallti dhe 9 janë shpërdoruar, ndërsa në kampionatin francez janë dhënë 34 penallti në 11 javë dhe janë humbur vetëm 2 penallti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë