Futboll

Zyrtare, sulmuesi Lautaro Martinez rinovon me Interin deri në 2026-ën

Lautaro Martinez ka firmosur sot rinovimin e kontratës me Interin, që ka vlefshmëri deri në vitin 2026. Sulmuesi argjentinas do të përfitojë 6 milionë euro në sezon nga kjo kontratë, në të cilën nuk është parashikuar asnjë klauzolë për prishjen e parakohshme.

Lautaro Martinez është bashkuar me Interin që në sezonin 2018/2019. Ai erdhi te zikaltrit nga Argjentina, ku aktivizohej me Racing Club. Në total me fanellën e Interit ka zhvilluar 144 ndeshje, ku ka regjistruar shifra impresionuese, 54 gola dhe 21 asiste.

Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit. Gazeta Si, 28 tetor 2021

Futbollisti 24-vjeçar ka luajtur dhe fituar një finale të Ligës së Europës në sezonin 2019/2020, si dhe ka qenë protagonist me 17 gola në fitimin e titullit në Serinë A sezonin e kaluar. Në këtë kampionat Lautaro Martinez ka shënuar 5 gola, konkretisht kundër Veronës, Sampdorias, Bolonjës, Atalantës dhe Sasuolos. Ai është pjesë e kombëtares argjentinase dhe me të ka fituar Kupën e Amerikës në 2021-shin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë