Media Galeri

Krijohet prezervativi i parë unisex (video)

Një gjinekolog malajzian ka krijuar prezervativin e parë unisex në botë që mund të përdoret nga femrat dhe meshkujt. Krijuesi i tij shpreson se prezervativi “Unisex Wondaleaf” do të ndihmojë edhe më shumë në kontrollin e shëndetit seksual të individëve, pavarësisht nga gjinia apo orientimi i tyre seksual.

“Është në thelb një prezervativ i rregullt me një mbulesë ngjitëse. Ka një mbulesë ngjitëse që ngjitet në vaginë ose penis, si dhe që mbulon zonën ngjitur për mbrojtje shtesë,” tha John Tang Ing Chinh, një gjinekolog në firmën e furnizimeve mjekësore “Twin Catalyst”, Malajzi.

Çdo kuti Wondaleaf përmban dy prezervativë dhe do të kushtojë 3,61 dollarë pritet të dalë në treg në muajin dhjetor të këtij viti.

Tang i bën prezervativët duke përdorur poliuretanin, një material i përdorur në fashat transparente të plagëve që është i hollë dhe fleksibël, por i fortë dhe i papërshkueshëm nga uji.

Tang tha se Wondaleaf kishte kaluar nëpër disa raunde të kërkimit dhe testimit klinik dhe do të ishte në dispozicion komercialisht përmes faqes së internetit të firmës.

“Bazuar në numrin e provave klinike që kemi kryer, jam mjaft optimist se do të jetë një metodë kontraceptive inovative dhe më e përdorshme nga të tjerat”, shtoi Tang.

Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë