Një tjetër goditje e fortë në fushën e tij për Juventusin, që është mundur 1-2 nga Sasuolo. Pas atij fillimi të dobët, ku pësoi edhe një humbje në Torino nga Empoli, skuadra e Alegrit nisi një seri rezultatesh pozitive, duke fituar me shumë pragmatizëm, por sot përsëri ka çeduar dhe ka dalë pa pikë në një ndeshje të konsideruar të lehtë.
MekKeni iu përgjigj avantazhit të Fratezit, por në aksionin e fundit të ndeshjes, në kohën shtesë, një kundërsulm i finalizuar nga Maksim Lopez, ka ndëshkuar bardhezinjtë në “Stadium”, në javën e 10-të të kampionatit. Kjo është humbja e tretë në këto javë për Juventusin.
Sasuolo e ndëshkoi Juventusin në fundin e pjesës së parë, pas një depërtimi të bukur të Fratezit. Bardhezinjtë ia dolën të barazonin shifrat çerek ore para fundit me amerikanin MekKeni, por në shtesë morën goditjen përfuindimtare. Një zhgënjim i madh për Alegrin dhe të tijtë, pas atij barazimi me Interin. Juventusi ka grumbulluar 15 pikë në 10 javë dhe mban vendin e shtatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




