Lojëra me Dore

Çikago më e mirë që nga koha e Majkëll Xhordan, 4 fitore në 4 ndeshje

Çikago vazhdon serinë e fitoreve në këtë fillim sezoni të NBA-së. Janë 4 fitore radhazi dhe ky është fillimi më i mirë që nga viti 1996, kur luante legjenda Xhordan. Ende “Bullsat” nuk janë përballur me skuadra të forta, por ata kanë dhënë sinjale të forta dhe inkurajuese për tifozët.

Në Toronto Çikago arriti një sukses të rëndësishëm, 107-111, duke ruajtur pathyeshmërinë. Diferencën në Kanada e ka bërë një ish-lojtar, DeRozan. Ai shënoi 11 nga 26 pikët e tij në fraksionin final të ndeshjes, duke dhënë kështu një kontribut thelbësor në sulmin e “Bullsave”. Në këtë ndeshje ka dhënë 17 asiste VanVleet, shifra më e lartë në karrierë për të.

Rezultatet e ndeshjeve të fundit
Majemi-Orlando 107-90
Toronto-Çikago 108-111
Minesota-Nju Orlins 98-107
Denver-Kleveland 87-99
LA Klipërs-Portland 116-86


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë