Sociale

Gjashtë të vdekur dhe 264 të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit, nga 2,640 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me Covid 264 qytetarë.

N 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar betejën me COVID 19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Deri tani, janë 7098 pacientë aktivë me COVID 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 192  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë,  Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Statistika (25 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          264

Të shëruar në 24 orë       192

Të shtruar në spitale       155

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 2,640

Testime totale              1,285,961

Raste pozitive                181,960

Raste të shëruara            171,982

Raste Aktive                     7098

Humbje jete                      2,880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,604

Fier                 900

Durrës            706

Shkodër         440

Elbasan          302

Gjirokastër     221

Korçë              191

Lezhë             183

Vlorë               174

Berat              171

Kukës             131

Dibër               75


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë