Sociale

Covid/ 4 të vdekur dhe 444 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit, nga 2.680 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, 444 qytetarë.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 4 qytetarë: një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç.

Janë 7032 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë.

Statistika (24 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 444

Të shëruar në 24 orë 315

Të shtruar në spitale 164

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2680

Testime totale 1,283,321

Raste pozitive 181,696

Raste të shëruara 171,790

Raste Aktive 7032

Humbje jete 2,874

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3495

Fier 882

Durrës 733

Shkodër 471

Elbasan 303

Gjirokastër 210

Korçë 200

Berat 184

Lezhë 179

Vlorë 163

Kukës 136

Dibër 76


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë