Milani ka rimarrë vendin e parë në Serinë A, pasi ka fituar 2-4 ndaj Bolonjës. Kuqezinjtë kanë vuajtur jo pak ndaj një Bolonje që mbeti me 9 vetë, pasi Soumaro në pjesën e parë dhe Soriano në të dytën, u ndëshkuan me karton të kuq.
Pas pjesës së parë, transferta e Bolonjës u duk më e thjeshtë nga sa ishte menduar për Milanin. Rafael Leao dhe Kalabria i dhanë skuadrës së trajnerit Pioli avantazhin e dyfishtë, por situata u komplikua papritur në fillim të pjesës së dytë.
Një autogol i Ibrahimoviçit gjatë një goditjeje këndi dhe një gol i Barrou në harkun kohor të dy minutave rikthyen baraspeshën në fushë. Milani e zgjidhi situatën e komplikuar në 5 minutat e fundit, kur Benaser dhe Ibrahimoviç realizuan golat e tri pikëve.
Kuqezinjtë janë ngjitur në kuotën e 25 pikëve, 1 pikë para Napolit që ndeshjen e radhës e ka në fushën e Romës. Milani ka 8 fitore dhe 1 barazim deri tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




