Motosport

Video/ “Xixa” mes Hemilton dhe Vershtapen në Austin. Holandezi nervoz: Idjot!

Red Bull-i ka bërë një paraqitje të mirë gjatë turit të dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Austin, duke regjistruar kohën më të mirë me Serxhio Perez, por vëmendjen në këto prova e kanë marrë “xixat” mes Hemiltonit dhe Vershtapenit, dy rivalët për titullin kampion.

Ka ende kohë deri në garën amerikane, por temperatura është rritur menjëherë, pas kontaktit të makinave të “Mbretit të zi” dhe sfidantit të tij holandez. Një kontakt i rrezikshëm, ku Hemilton, në kthesën e parë të pistës, e norri jashtë Vershtapenin, duke e detyruar të ualë shpejtësinë. Më pas, gjatë dishezës, holandezi i ka treguar gishtin e mesit kampionit në fuqi.

“Idjot!” – i është drejtuar Vershtapen anglezit, ndërsa inxhinjeri e ka këshilluar pilotin e Red Bull-it të qetësohet. Nga ai episod Vershtapen është dukur më i shqetësuar, pasi ka pasur edhe një problem me kamion në makinën e tij. “Nuk e kuptova qartë, por Hemilton më qëndroi ngjitur dhe më nxorri nga pista”, – tha Vershtapen për episodin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë