Kombetarja

Shqipëria ngjit 3 vende në renditjen e FIFA-s, na ngrenë fitoret me Hungarinë

Dy fitoret që Kombëtarja jonë ka arritur ndaj Hungarisë në kualifikueset e Botërorit kanë bërë që ajo të ngjitë 3 vende në renditjen e FIFA-s për muajin tetor. Nga vendi 66-të, kuqezinjtë janë ngjitur në vend të 63-të.

Skuadra e trajnerit Edi Reja ka bërë paraqitje të mirë në shtator dhe tetor, ku veç triumfit të dyfishtë ndaj Hungarisë, ka mundur edhe San Marinon, ndërkohë që është mundur së fundi nga Polonia, që ka marrë edhe vendin e dytë në grup.

Kuqezinjte festojne fitoren ne Budapest. Gazeta Si, 21 tetor 2021

Kosova vazhdon të humbë terren në renditjen e FIFA-s dhe së fundi ka humbur 4 vende, nga vendi i 109-të ka kaluar në të 113-in. Gjithçka lidhet me rezultatet e dobëta të ndeshjeve të fundit në kualifikueset e Botërorit, ku dardanët kanë vetëm 1 fitore.

Renditja e FIFA-s kryesohet nga Belgjika, më pas vijnë Brazili, Franca, Italia, Anglia, Argjentina, Spanja, Portugalia, Meksika dhe Danimarka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë