Dy muaj ndalim për Klaudio Lotiton, pesë muaj për mjekët e Lacios Rodia dhe Pulçini, dhe 50 mijë euro gjobë për klubin. Kjo është sentenca e Gjykatës së Apelit Federal të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) në procesin për shkeljet e mundshme të protokollit anti-Covid.
Një vlerësim i ri ku nga trupa federale e FIGC për presidentin e Lacios, Klaudio Lotito, dhe për mjekët e klubit italian, Ivo Pulçini dhe Fabio Rodia, në lidhje me procedimin për sinjalizim të munguar të rasteve Covid ndaj autoriteteve dhe izolim të munguar të lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë në një nga kontrollet.

Presidenti i Lacios ishte skualifikuar nga shkalla e parë: 7 muaj ndalim vendosi për të Gjykata. Pastaj çështja vazhdoi në shkallën e dytë, me 12 muajt e vendosur nga Gjykata e Apelit Federal, masë kjo që e pezullonte Lotiton nga këshilli federal, ku është zgjedhur nga Lega A. Më pas u bë rekursi i Lacios në Kolegjin e Garancisë së CONI-t, që kërkoi një rivlerësim nga Gjykata Federale.
“Trupa e udhëhequr nga Marko Lipari, e thirrur nga Kolegji i Grancisë për një vlerësim të ri të masave për ‘rastin tamponët’ lidhur me Lacion, ka pranuar pjesërisht reklamimin e presidentit të klubit, Kludio Lotito, mjekëve Pulçini dhe Rodia dhe klubit. Sanksionet bëhen 2 muaj ndalim për Lotiton dhe 5 muaj për mjekët. Klubi është dënuar me 50 mijë euro gjobë”, – shkruhet në komunikatën zyrtare të gjykatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




