Tetë fitore në tetë ndeshjet e para të kampionatit: Napoli barazon nisjen më të mirë të historisë së tij në Serie A (si në sezonin 2017/18) dhe bëhet skuadra e vetme në 5 kampionatet më të mëdha në europiane që i ka fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara.
Një sukses që e ka mbushur me krenari presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili pas fitores ndaj Torinos në stadiumin “Maradona” e ka përgëzuar skuadrën me një postim në Tuiter. Një ecuri e jashtëzakonshme kjo e Napolit të Luçiano Spaletit, që ka barazuar “sprintin” e Mauricio Sarrit disa sezone më parë.
Complimenti! https://t.co/wN7X4JRRlr
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) October 17, 2021
Fuqia e Viktor Osimhen, njeriut simbol të këtij momenti magjik, ka bërë diferencën. Nigeriani ka shënuar 5 gola së fundi dhe më mirë se ai në 5 ligat më të forta europiane kanë bërë vetëm Karim Benzema (7 gola me Real Madridin) dhe Erling Haland (6 gola me Borussa Dortmund).
Nëse Osimhen buzëqesh, ai që ka provuar një shije të hidhur në ndeshjen e fundit është Lorenco Insinje, i cili ka humbur më shumë penallti në 5 ligat kryesore këtë sezon. Me atë ndaj Torinos bëhen 3 penallti të humbura nga kapiteni i Napolit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




