Para ndeshjes Lacio-Inter, drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare, ka theksuar se mbështet fjalët e trajnerit Mauricio Sarri. Ky i fundit ka ngritur zërin për faktin se, sipas tij, lojtarët po stërviten më shumë me ekipet e tyre kombëtare se me klubet.
“Jam plotësisht dakord me fjalët e trajnerit. Lojtarët paguhen nga klubet dhe të përgatitësh një ndeshje kaq të rëndësishme si kjo me Interin në pak kohë, nuk është normale. Duhet gjetur ekuilibri, sepse, siç e thashë, janë klubet që i paguajnë lojtarët”, – është shprehur drejtuesi shqiptar i Lacios.

Nuk është hera e parë që klubet ankohen për këtë çështje. Drejtuesit e klubeve nuk janë kundër grumbullimit të lojtarëve me kombëtaret e tyre, por për ta shqetësim është koha e madhe që kalojnë në këto grumbullime, duke limituar ditët e përgatitjeve për ndeshjet e kampionatit. Dhe ato klube që kanë shumë lojtarë në kombëtare e kanë vërtet problem të madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




