Lojëra me Dore

Prishtina me tifoz special në Shkodër, Albin Kurti: Sporti, para politikës për bashkimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shokodrës, ku ndoqi nga afër ndeshjen e Superkupës Mbarëkombëtare mes Vllaznisë dhe Prishtinës në basketboll për meshkuj. Prania e tij, bashkë me politikanë të tjerë shqiptarë dhe kosovarë, si Mimoza Kusari Lila, Evis Kushi, Voltana Ademi e të tjerë, e ka ndezur mjaft atmosferën.

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, dhe futbollisti i Vllaznise, Mevlan Adili, duke ndjekur ndeshjen ne “Qazim Dervishi”. Gazeta Si, 16 tetor 2021

Kurti foli shkurtimisht para ndeshjes, kur u shpreh: “Është kënaqësi të jem sot në Shkodër për të parë ndeshjen mes Vllaznisë dhe Prishtinës. Është më pak se një ndeshje, sepse jemi bashkë, por është edhe më shumë se një lojë, sepse jemi bashkë. Te kjo fushë e bashkimit tonë, populli është para politikës, kështu që le të ndjekim vullnetin e qytetarëve tanë”.

Presidenti i ekipit shkodran, Alban Xhaferi, i ka dhuruar kryeministrit Albin Kurti fanellën me numër 10 të Vllaznisë. Kreu i qeverisë së Kosovës është përshëndetur nga tifozët, të cilët kanë bërë foto me të.

Kurti ishte me fat për Prishtinën që mundi 80-72 Vllazninë dhe në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare do të ndeshet me Yllin, që eliminoi Teutën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë