Sociale

Tre të vdekur dhe 428 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, raporton se në 24 orët e fundit, nga 3,549 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar të infektuar me Covid 428 qytetarë.

Po ashtu bëhet me dije se kanë humbur jetën ga virusi vdekjeprurës dhe 3 qytetarë. Një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Në të gjithë vendin janë 6,289 pacientë aktivë me Covid dhe në spitale po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 501 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat,  Rroskovec, Konispol.

Statistika (16 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        428

Të shëruar në 24 orë      501

Të shtruar në spitale       158

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                3,549

Testime totale              1,257,173

Raste pozitive                177,536

Raste të shëruara           168,437

Raste Aktive                     6,289

Humbje jete                     2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3036

Durrës            745

Fier                 663

Shkodër         502

Elbasan          238

Lezhë              185

Gjirokastër      202

Berat              184

Vlorë              144

Korçë             161

Kukës             148

Dibër              81


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë