Futboll

Sadiku fiton gjyqin në CAS, klubi turk duhet t’i paguajë 70 mijë euro

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, ka fituar gjyqin në CAS ndaj ish-klubit të tij në Turqi, Erzurumsporit. Futbollisti shqiptar u largua nga ky klub në janar të 2021-shit dhe tani luan me Las Palmas në Spanjë.

Sadiku e çoi në FIFA çështjen e pagesës që i detyrohej klubi turk dhe tashmë CAS-i ka marrë vendimin, që është në favor të sulmuesit shqiptar. Erzurumspori ka një afat prej 45 ditësh për t’i shlyer Sadikut shumën e 70 mijë eurove dhe 20% interes për shkak të vonesës në pagesë.

Sadiku, kur firmoste per Erzurumspor. Gazeta Si, 16 tetor 2021

Sadiku e paditi klubin turk në FIFA për shumën në fjalë, më pas çështja vazhdoi në CAS, ku u çua nga klubi turk, që tashmë ka humbur në të gjitha shkallët dhe duhet të likuidojë lojtarin, sepse në të kundërt do të ketë pasoja më të rënda, deri në bllokim të merkatos për tre sesione, siç ndodh në të tilla raste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë