Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, e ka ftuar Premier Ligën të shpjegojë aprovimin e blerjes së Njukastëllit nga ana e një fondi të lidhur me familjen mbretërore të Arabisë Saudite, një fond që drejtohet nga princi Mohamad bin Salman.
Duke folur për efektet e mundshme të pronësisë saudite, trajneri gjerman ka dekalruar se Njukastëlli është tashmë pronë e një vendi dhe kështu do të ketë një vend të garantuar në Ligën e Kampionëve brenda pak vitesh.

“Prisja ndonjë deklaratë zyrtare nga ana e drejtuesve të Premier Ligës, sepse e dimë të gjithë se ka shqetësime për çështje të lidhura me të drejtat e njeriut. Mendoj se është gjithçka e qartë, e mendojmë të gjithë në të njëjtën mënyrë. Njukastëlli është tani klubi i parë që ka pronar një shtet.
Nuk jam i sigurt se sa vende të tjera kanë fuqinë financiare dhe interesin për ta bërë këtë gjë, por është kështu. Pronarët e rinj të Njukastëllit kanë mjaftueshëm para për të blerë gjithë kampionatin”, – ka thënë Klop.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




