Media Galeri

Simbolet e kryeqytetit në autobusin e ri të Tiranës, përveç logos së klubit

Klubi i Tiranës ka blerë një autobus të ri për udhëtimet e ekipit dhe kjo është krejt normale. Risia ka të bëjë me simbolet e stampuara në pjesët anësore të këtij autobusi.

Në njërën anë është stampuar një logo gjigante e ekipit të Tiranës, kurse në anën tjetër janë stampuar disa nga simbolet kryesore të kryeqytetit, busti i Skënderbeut, Kulla e Sahatit dhe xhamia.

Autobusi i Tiranes ne stadiumin “Selman Stermasi”. Gazeta Si, 15 tetor 2021

Si për koincidencë, autobus të ri ka blerë edhe klubi i Kukësit, por pa simbole qyteti, thjesht me logon e klubit dhe reklamat e bizneseve të presidentit të tij, Safet Gjici.

Autobusi i ri i Kukesit. Gazeta Si, 15 tetor 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë