Me një shifër rekord prej 23 garash, sezoni 2022 i Formulës 1 do të fillojë në Bahrein në muajin mars dhe do të mbyllet në Abu Dhabi në muajin nëntor. Italia do të presë dy Çmime të Mëdha, në Imola dhe në Monza.
Do të jetë një sezon plot me risi 2022-shi, ku veç revolucionit në makina, do të zhvillohen 23 gara, shifra më e lartë në historinë e Formulës 1. Botërori starton më 20 mars në Bahrein. Nga kalendari i zyrtarizuar sot janë fshirë garat e Turqisë, Portugalisë dhe Katarit (vetëm për 2022, pasi zhvillohet Botërori i futbollit), ndërkohë që për herë të parë do të garohet në Majemi.

Rikthehen në Botëror garat e Australisë, Japonisë dhe Singaporit. Lajme të mira ka edhe për tifozët italianë, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër dy gara: në Imola më 24 prill dhe në Monza më 11 shtator. Gara e fundit e Botërorit do të jetë ajo e Abu Dhabit, më 20 nëntor.
Kalendari zyrtar i F1 për sezonin 2022
Bahrein (Sakhir) – 20 mars
Arabia Saudite (Jeddah) – 27 mars
Australi (Melburn) – 10 prill
Itali (Imola) – 24 prill
Majemi – 8 maj
Spanjë (Barcelonë) – 22 maj
Monako – 29 maj
Azerbaixhan (Baku) – 12 qershor
Kanada (Montreal) – 19 qershor
Angli (Silverston) – 3 korrik
Austri (Shpilberg) – 10 korrik
Francë (Le Kastelet) – 24 korrik
Hungaeri (Budapest) – 31 korrik
Belgjikë (Spa) – 28 gusht
Holandë (Zandvort) – 4 shtator
Itali (Monza) – 11 shtator
Rusi (Soçi) – 25 shtator
Singapor – 2 tetor
Japoni (Suzuka) – 9 tetor
USA (Austin) – 23 tetor
Meksikë (Meksiko Siti) – 30 tetor
Brazil (San Paolo) – 13 nëntor
Abu Dhabi – 20 nëntor
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




