Futboll

Njukastëlli do trondisë tregun e lojtarëve, për stolin spikat Zinedin Zidan

Menjëherë pas blerjes së Njukastëllit nga një fond arab, kanë nisur të lakohen emrat e kandidatëve për stolin e tij, apo edhe për grupin e futbollistëve që do t’i bashkohen këtij ekipi. Drejtuesit e tij të rinj pritet të dominojnë tregun, duke lakmuar më të mirët që janë në qarkullim aktualisht.

Emri i parë për stolin ishte ai i italianit Antonio Konte, pa skuadër për momentin, por një tjetër kandidat potencial është zbuluar së fundi nga “Mirror” në Angli. Bëhet fjalë për francezin e njohur Zinedin Zidan, i cili, në krahasim me Konten, ka si “armë” të fortë trofetë e Ligës së Kampionëve që ka fituar vitet e fundit në krye të Real Madridit.

Princi arab Mohamed Bin Salman, pronari i ri i Njukastellit. Gazeta Si, 15 tetor 2021

Zidan po ashtu mund të jetë një “armë” e fortë edhe për merkaton e klubit anglez. Ai është një nga trajnerët më fitues në futbollin botëror dhe askush nuk do të refuzonte ta ndiqte në Premir Ligë. Deri tani, Njukastëlli ka shënjestruar disa lojtarë të PSG-së, mes tyre edhe Mbape dhe Ikardi, ndërkohë që këtij ekipi mund t’i bashkohen shumë shpejt lojtarët më të mirë nga Premier Liga dhe La Liga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë