Ka mjaftuar një gol i Lautaro Martinez në fund të pjesës së parë, që Argjentina të mundë 1-0 Perunë dhe t’i afrohet shumë Botërorit të Katarit. Mesi me shokë kanë konsoliduar vendin e dytë me këtë fitore dhe janë vetëm një hap larg biletës së Botërorit. Peruja humbi një penallti në pjesën e dytë.
Mungon vetëm aritmetika, por mund të thuhet se Brazili e ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror. Me 6 ndeshje ende për t’u luajtur (7 për Seleçaon) janë 15 pikët e avantazhit ndaj vendit të 5-të. Në “Arena da Amazonia” Brazili fitoi me “poker”, 4-1, ndaj Uruguajit. Bënë gjithcvcka në këtë ndeshje Nejmar dhe Rafinja.
Sulmuesi i PSG-së shënoi golin e parë pas 10 minutash, pastaj dyfishoi, ndërsa lojtari i Lidsit realizoi e 3-të, pas një asisti të Nejmarit. Në fund erdhi edhe goli i 4-t nga Gabriel Barbosa. Golin e vetëm për Uruguajin e shënoi Suarez.
Ka fituar edhe Kili, duke rikthyer shpresat e kualifikimit në Botëror. Pas fitores me Paraguajin, Kili ka marrë edhe 3 pikë të tjera ndaj Venezuelës, duke shënuar 3 herë në portën e saj. Kolumbia ka arritur barazimin e tretë radhazi, 0-0 kundër Ekuadorit, që mbetet ende në zonën e kualifikimit, mban vendin e tretë me 17 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




