Media Galeri

Fluturimi i fundit i ‘Alitalia’-s, historia në foto e kompanisë-simbol

Pas më shumë se shtatë dekadash, linja ajrore italiane “Alitalia” do të pushojë zyrtarisht së fluturuari. Në orën 23:10 të mbrëmjes së të enjtes, 14 tetor 2021, avioni “Alitalia AZ 1586” do të ngrihet për herë të fundit në Aeroportin Fiumicino në Romë me destinacion Kaljarin.

“Alitalia” startoi më 5 maj 1947 me emrin ‘Aerolinee Italiane Internazionali’, me një fluturim të parë Torino-Romë-Katania.

Pothuajse 13 miliardë euro në më pak se 50 vjet u disbursuan nga shteti italian dhe kompania ka qenë me të “kuqe” që nga viti 2002.

Në vitin 2017, “Alitalia” shpalli falimentimin dhe u mbajt në këmbë nga shteti italian, i cili financoi 900 milionë euro ndihmë shtetërore të konsideruar si të paligjshme nga Komisioni Evropian.

Kështu, kompania shënon fundin pas 74 vitesh që operon në këtë biznes. Pandemia e koronavirusit rezultoi të ishte një goditje fatale për të.

Me lamtumirën e kompanisë-simbol në Itali, të premten në mëngjes, do të jetë “Italia Trasporto Aereo” (ITA), linja e re ajrore publike që do të marrë stafetën në vend të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë