Lajme të mira për Tiranën. Thuajse të gjithë lojtarët që ishin infektuar nga Covid-i kohët e fundit, e kanë kaluar atë. Testet e fundit kanë treguar se edhe Hoxhallari dhe Gjumsi janë negativizuar, ashtu siç kishte ndodhur më parë me Ngo, Seferin dhe Ismailgecin.
Tirana ishte shndërruar ditët e fundit në një vatër infeksioni të Covid-19. Erjon Hoxhallari, Marsel Ismailgeci dhe fizioterapisti Arsen Voci, pas grumbullimit me ekipet kombëtare, dolën pozitivë dhe menjëherë nisën karantinën. Pas tyre edhe lojtarë të tjerë, si Majkëll Ngo, Taulant Seferi, Aldo Gjumsi dhe Ilion Lika.
Megjithatë, lojtarët që kanë dalë negativë duket se nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës me Teutën në kampionat. Ata kanë munguar disa ditë në stërvitjen e skuadrës dhe nuk mund të jenë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi në një kohë kaq të shkurtër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




